Flash News

KRYESORE

Biznesmeni shqiptar nga Zvicra do të dërgojë kontenierë banimi për të dëmtuarit nga tërmeti

Një biznesmen shqiptar me banim në Zvicër do të dërgojë kontenierë të përshtatur në banesa në Shqipëri, për të strehuar të prekurit nga tërmeti. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, informoi se miku i tij do të mundësojë kështu strehimin e rreth 100 personave.

Ai vlerësoi të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira vepruan për të dhënë kontributin e tyre, sipas mundësive të tyre, pavarësisht statusit social, pavarësisht se e kanë bërë përpara apo pas kamerave.

“Nga ky solidarizim duhet të nis edhe ringritja. Ky bashkëpunim vëllazëror midis shqiptarëve duhet të jetë tulla e parë për të ngritur jo vetëm banesat, por edhe shtetin që ra bashkë me ato.

Miku im Kole Gjokaj, sipërmarrës shqiptar që zhvillon aktivitetin e tij në Zvicër, në bashkëpunim me të cilin do të vendosim në dispozicion të institucioneve vendase kontejnerë banimi, të cilat mund të strehoni deri në 100 persona. Një donacion që vlen për fazën e parë të emergjencës, por që do të uroja të merrej si model për t’i dhënë një strehë atyre që këtë dimër rrezikojnë ta kalojnë në qiell të hapur.”, informoi Duka, i cili bën thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar, pasi kështu, janë më të fortë.

Të fundit