Flash News

KRYESORE

Biznesmeni vë ‘me shpatulla pas murit’ politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit, pse s'i hapni për banorët?

Biznesmeni vë ‘me shpatulla pas murit’ politikanët: Keni

Komuniteti i biznesit në Elbasan por edhe biznesmenë nga zona të ndryshme të vendit po kontribuojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Në aktivitetin për mbledhjen e fondeve kanë marrë pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, si edhe deputetë të tjerë.

Teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një thirrje të fortë për politikanët lidhur me ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti, duke ua përplasur të vërtetën në fytyrë.

"Këta politikanë që kanë nga dy-tre shtëpi që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s'i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët? Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune. Zoti  ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe", tha biznesmeni.

Kronika e Report Tv

https://www.youtube.com/watch?time_continue=220&v=WtU5IXFbAwI&feature=emb_logo

Të fundit