Flash News

KRYESORE

"Bjellorusia tani si Tirana dje", ish-deputeti publikon fotot: Demokracia ‘tretet’ ngadalë; demokratët duhet të reagojnë sot

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Bjellorusi, aty ku opozita është vendosur kundër presidentit të vendit, Lukashenkos, pas zgjedhjeve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu ‘përdor’ këto zhvillime për të dalë tek kriza politike e një viti më parë në vend, ndërsa shton se “demokracia ‘tretet’ ngadalë e pa u kuptuar”.

Kjo është arsye, sipas ish-deputetit, pse demokratët duhet të reagojnë sot që të mos kemi në Shqipëri një grusht shteti ndaj institucioneve.

Njoftimi i plotë i Tritan Shehut:

Shikoni me vemendje, sot Biellorusi, dje Shqiperi, po neser...?

Pamjet e sotme ne Minsk jane nje “deja vu” e atyre ne Tirane te reth nje viti me pare.

Kujdes, mbas pak pamjet e Minskut mund te behen nje tjeter “deja vu”, por kesaj here per Tiranen!

Zhvillimet e fundit ne Shqiperi, mungesa e institucioneve themeltare per sigurimin e demokracise si Gjykata Kushtetuese, e Larte, Qeverisja lokale moniste, Parlamenti i pupaceve qe me tragjiko komedine e tij guxoi te preke edhe Kushtetuten duke kryer nje Grusht Shteti, po e cojne vendin drejt nje autokracie te rrezikeshme sipas modeleve lindore.

Demokracia “tretet” disa here ngadale e pa u kuptuar, tek ne kjo po ndodh nen driten e diellit e me shpejtesi.

Vetem te “verberit” mund te mos e shikojne, frikacaket bejne sikur....derisa tu laget....

Guximtaret dhe demokratet reagojne e duhet te reagojne sot qe neser mos te thuhet Tirana si Minsku!

Të fundit