Flash News

KRYESORE

‘Bjeri shkurt, bëje me not Bolonjën’/ Përgjigjet e Ramës ndaj komentuesve që ankohen për çmimet e larta të ‘Air Albania’

Avioni i pagëzuar me emrin ‘Migjeni’ ka nisur sot fluturimin e parë drejt Bolonjës, në Itali.  Kryeministri Edi Rama shpërndau në Facebook fotot e inaugurimit të fluturimit të avioni “Migjeni”, i cili fluturoi mëngjesin e sotëm mbi Adriatik.

Tek fotot që kryeministri ka shpërndarë janë bërë me qindra komente nga qytetarët, ku shumë prej tyre shprehen skeptikë nëse avionët janë vëretëtë ashtu siç duken në fotot e kuruara të Ramës.

‘Jo, jo, është karrocë me kalë, por e kemi nxjerrë mirë këtu me fotoshop’, kaq qenë komenti i Ramës ndaj qytetarit.

Më tej komentues të tjerë i janë ankuar kreut të qeverisë për çmimet e biletës së kompanisë shqiptare, të cilat sipas tyre janë më të shtrenjta se të kompanive të tjera. Ata tregojnë me fakte se sa i presin biletat nga Tirana në Bolonjë dhe anasjelltas.

Komenti më pikant i kryeministrit në lidhje me këtë ka qenë ai kur i thotë qytetarit se, “ti mund ta duash falas fare, kështu që bjeri shkurt, bëje me not Bolonjën”.

Të fundit