Flash News

KRYESORE

“Blackout” në Kalimash, bllokohen valët celulare, gazetarët nuk raportojnë dot protestën kundër taksës në “Rrugën e Kombit”

“Blackout” në Kalimash, bllokohen valët celulare,

Situata në zonën e Kalimashit në Kukës ka dalë sërish jashtë kontrollit për shkak të përplasjes së policisë me protestuesit që kundërshtojnë taksën në ‘Rrugën e Kombit’.

Gazetarë të mediave të ndryshme ndodhen në vendngjarje, por ata janë përballur me vështirësi në raportimin e incidenteve për shkak se janë bllokuar valët e celularëve. Linja shpesh herë ka qenë e dobët dhe e pamjaftueshme për të mbajtur një lidhje direkte.

Gjithsesi, nga informacionet që vijnë nga Kalimashi, mësohet se protestuesit ndodhen shumë pranë zonës ku kryhet pagesa për transportin. Policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës protestuesve që kanë qëlluar me gurë.

Në protestë po marrin pjesë shumë qytetarë të Kukësit dhe të Kosovës.

Prilli që do të thyhet nga taksat 

 

Të fundit