Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bleinroth: Qeveria shqiptare na ka thënë se mund të jenë 200- 300 mijë armë në duart e popullsisë civile
Gjermani dhe Franca, kanë ndërmarr një nisëm, e mbështetur edhe nga BE –ja, që synon që deri në vitin 2024 të çarmatosë popullsinë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Eksperti Marcus Bleinroth, në një intervistë për Doutsche Welle,shprehet se në këto gjashtë vende llogaritet që 4 deri në 6 milion armë të jenë të duart e popullsisë civile.
Sa i takon Shqipërisë, eksperti thotë se qeveria shqiptare ka bërë ët ditur se të jenë 200 deri në 300 mijë armë, që janë në duart e njerëzve.
Intervista
DW: Z. Bleinroth, një nismë e udhëhequr nga Gjermani a dhe Franca, e mbështetur nga BE -ja synon që deri në vitin 2024 të ҫarmatosë popullsinë në gjashtë vendet e Ballkanit nait Perëndimor (BP) nga armët e vogla dhe të lehta, të mbajtura ilegalisht. A keni të dhëna sesa armë të tilla janë në mënyrë të paligjshme në duar të popullsisë civile në këto gjashtë vende të BP?
Marcus Bleinroth: Shifra varion nga 4 - 6 milion copë. Këto të dhëna vijnë nga Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug-Lindore dhe Lindore, SEESAC, (South Eastern Europe and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons)
DW: Shifër e lartë, pothuajse sa 1/3 e popullsisë prej 18 milion banorësh e BP, që rrezikon seriozisht sigurinë në rajon dhe BE. Si perceptohet siguria në rajon nga europianët, p.sh. nga gjermanët?
Marcus Bleinroth: Gjermanët mendojnë se siguria në PB është problem. Ata nisen nga ngjarje dhe fakte: Në sulmin terrorist në Paris, në sallën e koncerteve në Bataclan, në 2015, armët që përdorën terroristët e kishin origjinën nga BP. Një incident i tillë e bën popullsinë në Gjermani të mendojë që...ja pra, BP është rajoni nga vijnë armët dhe më pas të sjellin ndërmend ngjarje të tilla si luftërat në ish-Jugosllavi dhe ta perceptojë sigurinë në BP si problematike. Ky perceptim që është i përgjithshëm në vendet e BE për BP duhet të ndryshojë. Kjo na nxiti të ndërmarrim nismën për reduktimin në maksimum të tregëtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në BP, që ky perceptim të mos egzitojë më që të mos kthehet në një pengesë për hyrjen e BP në BE.
DW: Shqipëria, ndër gjashtë vendet e BP, përbën një rast të veҫantë. Ndër të tjera para 20 vitesh, në 1997, në vitin e trazirave nga shembja e skemave piramidale, u hapën depot e stokut më se 50 vjeҫar të armëve. Armët ranë në duart e popullsise civile. Mijëra të vrarë, mijëra armë të trafikuara. A e keni parasysh këtë situatë?
Markus Bleinroth: Natyrisht, që Shqipëria është ndryshe nga vendet e tjera të BP. Nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe e luftrave të saj civile. Por nga stoku i armëve që ra në duart e popullsisë civile ende nuk është e qartë, sasia që mungon, sasia që nuk është mbledhur. Qeveria shqiptare na ka thënë se mund të jene 200- 300 mijë copë. Vende të tjera të BP p.sh. Bosnja ka 800 mijë, shumë më tepër se Shqipëria. Pavarësisht nga këto shifra, kemi të dhëna që këto armë trafikohen në vendet e BE dhe në vendet ku ka konflikt si p.sh. në Siri. Kudo ku ka treg për ato. Ambicia jonë është ta ndalojmë trafikun dhe përhapjen e armëve, të rrisim sigurinë në Shqipëri dhe vendet e tjera partnere të BP me BE.
DW: A janë të gastshëm donatorët ndërkombëtarë ta financojnë; ta mbështesin gjithë këtë nismë për sigurinë dhe jetën?
Markus Bleinroth: Kemi shumë besim në mbështetjen e tyre. Së pari jemi tre vende: Gjermania Franca dhe Britania e Madhe, shumë të përfshira. Projekti ynë, nisma jonë, kryesohet nga Gjermania dhe Franca por Britania e Madhe është zotuar ta mbështesë fuqimisht me fonde financiare. Në Samitin e Londrës, korrikun e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit, tema kryesore ishte siguria në BP. Po kështu edhe BE dhe SHBA, këto të fundit kanë qenë shumë aktive në ҫarmatosjen e popullsisë civile në Shqipëri, pas ngjatjeve në vitin 1997. Por nuk është thjesht gjetja e fondeve por duhen edhe ekspertët . Do marrim ekspertë nga shtetet anëtare të BE për treinime dhe hartuar standarte proceduriale. Shumë shtete, anëtare të BE kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë dhe për t'u angazhuar. Përfaqësues të tyre tanimë kanë qënë në terren.
DW: Cilat janë sfidat më të mëdha për të pasur sukses: një BP pa armë, një popullsi civile e ҫarmatosur nga armët e mbajtura ilegalisht?
Markus Bleinroth: Donatorët ndërkombëtarë, në 10-15 vitet e fundit, janë fokusuar në sigurimin e municioneve dhe armëve, që depot të jenë të sigurta dhe të mos grabiten. Njëkohësisht janë fokusuar edhe në numërimin dhe regjistrimin e armëve. Që të mos grabiten. Kjo tanimë është arritur. Sfida jonë e parë është siguria në kufi. Kufijtë në Shqipëri nuk janë krejt të sigurtë. Trafiku vazhdon. Nuk kemi informacion të saktë sesa armë trafikohen, sepse kapacitetet teknike nuk janë të shtrira kudo. Situata është e tillë edhe në vende të tjera të rajonit. Sfida tjetër është zbatimi i ligjit. Trafikantët duhet të përballen me drejtësinë, të dënohen për aktet e tyre kriminale. Sfida tjetër, ndofta më e vështira, është ndryshimi i kulturës për armën në vendet e BP. Për fat të keq armët janë pjesë e kulturës në rajon. Është mentaliteti, që arma i shton krenarinë burrit ballkanas. Por ka edhe një arësye tjetër: për t'u ndjerë të sigurtë dhe të vetëmbrojtur. Zbatimi i ligjit, funksionimi i reformës në drejtësi do të bëjë që qytetari të besojë tek drejtësia dhe jo arma. Mbajtja e armës nga burrat ka edhe një ҫështje gjinore: viktimat prej burrave që kanë armë janë kryesisht gratë dhe vajzat, dhuna në familje shprehet shpesh me armë zjarri. Dhe sfida e fundit është ajo e mbledhjes së armëve, ta bindim popullsinë të dorëzojë armën që e mban ilegalisht, të bëjmë fushata
DW: Kur do të fillojë konkretisht puna?
Markus Bleinroth: Kemi filluar në Bosnjë të ndihmojmë autoritetet dhe policinë kufitare të bëjnë kontrolle dhe zhbulojnë trafikun ilegal të armëve. Në bashkëpumim me SEESAC po punojmë që këtë ta replikojmë edhe në vende të tjera të BP, duke përfshirë edhe Shqipëtinë. Kemi mbështetje nga UNDOC (United Nations Office on Drugs and Crime) që është e pranishjme në BP, e financuar nga Gjermania për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, treinuar gjykatësit, prokurorët, doganierët kundër trafikut ilegal të armëve. Po përshpejtojmë dhe përpkjekjet dhe po trefishojmë ato. Qëllimi është ҫarmatimi i qytetarëve të BP, reduktimi në maksimum i trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta deri në vitin 2024.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38