Flash News

KRYESORE

Blendi Fevziu “i pashpirt” me Eni Vasilin, i djeg intervistën ekskluzive me Xhisiela Malokun

Që prej mëngjesit Top Channel ka njoftuar për intervistën ekskluzive me Xhisiela Malokun, që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, i drejtuar nga Eni Vasili.

Por drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, ka kryer një manovër që i ka djegur ekskluzivitetin koleges Vasili.

Duke qenë se ‘Open’ transmetohen sot në orën 21:00 dhe 'Opinion' në orën 22:00, Fevziu ka nxituar të transmetojë në ‘Facebook’, një orë përpara, intervistën që ai vetë ka realizuar me Xhisiela Malokun.

Xhisiela ka dhënë për Fevziun versionin e saj sa i përket ngjarjes ku është përfshirë Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, të cilin ajo e akuzon për dhunë dhe përdhunim.

LINKU i OPINION

Të fundit