Flash News

KRYESORE

Blendi Fevziu kërkon opozitë aktive: Pse PD ja “fali” Ramës kritikat e Donald Lu? Duhej të ngrinte front me LSI

Blendi Fevziu kërkon opozitë aktive: Pse PD ja “fali”

Gazetari Blendi Fevziu shprehet i pakënaqur me vendimin e Partisë Demokratike për të mos kryqëzuar në Kuvend, kryeministrin Edi Rama, për deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, për krimin në Shqipëri.

Në një koment të publikuar në ‘Opinion’, Fevziu thekson se PD nuk tha asgjë atë ditë në Kuvend, por hyri në një problem procedural shumë më pak të rëndësishëm se sa kërcënimi nga krimi, ndërkohë të gjithë prisnin thirrjen në interpelancë të Ramës.

Marrë me shkurtime:

Të enjten, unë dhe besoj çdo qytetar i Shqipërisë ka besuar se Rama do kryqëzohej në parlament pas deklaratave të ambasadorit amerikan për krimin në Shqipëri. Unë besoja se ai do të thirrej për interpelancë dhe do t’i kërkohej llogari që ende sot, javë të tëra pas ngjarjeve në Elbasan, Vlorë e Durrës nuk ka asnjë reagim zyrtar. Unë besoja se atij do ti kërkohej llogari se kush janë 4 klanet mafioze dhe kush janë 20 familjet kriminale që drejtojnë sot Shqipërinë?

Unë besoja se PD do të ftonte publikisht LSI që të ngrinin një front të përbashkët opozitar kundër mazhorancës të enjten për të kërkuar me alarm atë që përfaqësuesi i SHBA e tha zyrtarisht në Tiranë. Dhe atë që shtypi po e thotë me kurajo përditë.

Por PD nuk tha asgjë. Hyri në një problem procedurial, shumë të rëndësishëm, por shumë më pak të rëndësishëm se sa kërcënimi nga krimi. Dhe jashtë kontekstit që prodhuan deklaratat e LU.

Ende sot nuk kuptohet se përse PD ja “fali” Ramës kritikat e Lu dhe perse nuk flet më ashpër për krimin?

Të fundit