Flash News

KRYESORE

Blendi Fevziu me libër të ri; këtë herë vjen në bashkëpunim me një gazetar

Blendi Fevziu me libër të ri; këtë herë vjen në

Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka njoftuar se është duke shkruar një libër të ri për lexuesin shqiptar.

I ftuar në ‘IN Tv’, Fevziu nuk përmendi ndonjë detaj rreth përmbajtjes së librit por tha se do të jetë në bashkëpunim me gazetarin nga Kosova, Baton Haxhiu.

“Po shkruaj një libër së bashku me Baton Haxhiun, do me thënë një libër i përbashkët", pohoi ai.

Po ashtu, gazetari është autor edhe i tetë librave të tjerë, si: Jeta ime – intervistë me Blendi Fevziun, 100 vjet, Enver Hoxha, Presidenti që u bë mbret – Ahmet Zogu, 50+1, Pushteti – magjia, makthet dhe fundi i tij, Piedestalja pa statujë, Hiri i vullkanit.

Të fundit