Flash News

KRYESORE

Blendi Fevziu: Sondazhet tregojnë rënie të mbështetjes ndaj qeverisë

Blendi Fevziu: Sondazhet tregojnë rënie të mbështetjes ndaj

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se ngjarjet e ndodhura javët e fundit kanë ulur ndjeshëm mbështetjen ndaj qeverisë.

I ftuar në emsionin “360 gradë”, Fevziu ju referua sondazheve të zhvilluara, siç tha ai, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga struktura të pavarura, dteksa shtoi se në këtë pikë kanë ndikuar ngjarjet si ajo e Elbasanit apo dhe çështja Tahiri.

“Ka disa sondazhe, që ngjarjet që kanë ndodhur, me Elbasanin, Tahirin, Habilajt dhe situata e kohëve të fundit, përgjime që dalin në skenë e kanë ulur ndjeshëm mbështetjen ndaj qeverisë.

Ka pasur një balancë elektorale në vend, në sondazhe, dhe ndërkohë në fokus grupet që partitë politike bëjnë, një pjesë e partive politike, por edhe institucione ose struktura të pavarura dnaj tyre kanë treguar që ka një goditje në opinionin publik”, u shpreh Fevziu.

Të fundit