Flash News

KRYESORE

Blendi Klosi thirrje bizneseve nga bregdeti: Mos abuzoni me çmimet! Jeni nën monitorim

Blendi Klosi thirrje bizneseve nga bregdeti: Mos abuzoni me çmimet! Jeni

Ministri i Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi nga një aktivitet në Velipojë u ka bërë apel drejtuesve të bizneseve që të mos abuzojnë me çmimet.  Klosi u shpreh se aktiviteti i tyre do të jetë nën monitorim.

“Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me cmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit; zbatimi i rregullave nga të gjithë”, tha Klosi, shkruan ABC News.

Të fundit