Flash News

KRYESORE

Bleona poston foto nga xhirimet e "Falco" dhe tregon për Bes Kallakun

Bleona poston foto nga xhirimet e "Falco" dhe tregon për Bes
Që Bleona është pjesë e filmit "Falco" nuk është më sekret. Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram dhe përveçse tregon një nga momentet e xhirimeve, Bleona ka vlerësuar maksimalisht Bes Kallakun. Ajo shkruan se ky film e ka ndidhmuar të shohë një dimension tjetër të aktorit të humorit:  “Faleminderit Bes Kallaku që më bëre të njoh një dimension komplet tjetër tëndin si artist. Një skenar i jashtëzakonshëm të cilit nuk mund t’i thosha “JO!”. “Falco” – një pasqyrim i frikshëm i realitetit shqiptar, po sigurisht i servirur me nota të larta humoristike në versionin komedi për publikun. Faleminderit të gjithë stafit të mrekullueshëm të “Falco” për këtë eksperiencë kaq të bukur. Ju dua Bleona”. Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Bleona në këtë film, por me siguri do të zërë një vend të rëndësishëm. Pavarësisht se Qereti ka pasur fatin të luajë edhe përkrah yjeve të ‘Hollywood-it’ duket se këtë projekt filmik ajo e ka shijuar vërtetë shumë.

Të fundit