Flash News

KRYESORE

Bleona Qerreti humb gjyshen, ndjesinë e shpreh publikisht

Bleona Qerreti ka humbur gjyshen e saj dhe këtë lajm e ka bërë vetë me dije këngëtarja përmes disa postimeve në Instastory. Gjyshja e Bleones jetonte në Shqipëri dhe ndarja e saj nga jeta ka lënë një boshllëk shumë të madh për këngëtaren.

“Gjyshja më e mirë në botë. Do jesh gjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe”,- shkruan Bleona mbi foton ku shfaqet pranë gjyshes së saj.

Bleona ka folur shpesh herë në media për marrëdhënien e veçantë që kishte me gjyshen e saj dhe që ajo ishte personi i parë që takonte sa herë që vinte në shtëpi.

Të fundit