Flash News

KRYESORE

Bleona Qerreti publikon librin me rrëfime nga jeta

Më herët këngëtarja Bleona Qerreti pati lajmëruar që do të shkruante një libër për jetën e saj private, madje që do përmendte dhe emra të njohur. Dhe në fakt tashmë libri ka dalë në qarkullim.

Mbrëmjen e djeshme, Bleona ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar se libri është duke përfunduar dhe do të publikohet shumë shpejt. “Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij.Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje.Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!”, shkruan këngëtarja.

Të fundit