Flash News

KRYESORE

Bleona Qerreti takon djalin e kompozitorit shqiptar: Uau, talent i jashtëzakonshëm

Bleona Qerreti takon djalin e kompozitorit shqiptar: Uau, talent i

Drini Saraçi, djali i kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi, duket se është në hapat e muzikës njësoj si prindërit e tij.

Këtë gjë na e konfirmoi këngëtarja Bleona Qerreti nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’, ku tregon për takimin me Drinin.

“Wow! Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, djali simpatik i Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit një talent i jashtëzakonshëm”, shkruan Bleona.

Por në ndryshim nga prindërit, Drini pëlqen rrymën Hip-Hop, gjë që kuptohet nga postimet e tij në ‘Instagram’.

Kujtojmë se pas 30 vjetësh punë, kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi bashkë me familjen e tij u zhvendosën për të jetuar në SHBA, dhe ndodhen atje prej një viti.

Të fundit