Flash News

KRYESORE

Blerja e votave/ Në Kavajë dhe Durrës u kujdesën Avdylajt, Lezhën e "mori në patronazh" vëllai i ish-deputetit Ndoka

Blerja e votave/ Në Kavajë dhe Durrës u kujdesën Avdylajt,

Në përgjimet e bëra publike nga “Zëri i Amerikës” për blerjen e votave në Kavajë dhe Durrës, dalin në skenë vëllezërit Avdylaj, ndërsa në Lezhë është “kujdesur” vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

 “…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore.

Megjithatë, ka patur dhe nga ato raste që ndonëse janë dhënë para për blerjen e votave, votuesit “kanë zhgënyer”.

Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës- por që BIRN nuk arriti ta verifikonte në mënyrë të pavarur, tregon jo vetëm fenomenin e blerjes së votës, por edhe fotografimin e saj dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.

“Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri, ka mbaruar ai muhabet,” thotë njëri prej biseduesve. “Ne i japim lekët me mbaru ato punë e halle që keni, jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën,” shtohet aty, duke kërkuar që lekët të kthehen urgjentisht mbrapsht.

“Zëri i Amerikës” publikon përgjimet: Si u blenë votat në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër

Investigoi shit-blejren e votës në Dibër, ish-prokurori i çështjes: Të përfshirë zyrtarë të lartë të PS

Të fundit