Flash News

KRYESORE

Blerje apo manipulim votash? Flet publikisht Salianji dhe akuzon kryeministrin: Çfarë ka bërë Rama në 4 vite

Blerje apo manipulim votash? Flet publikisht Salianji dhe akuzon kryeministrin:

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Opinion” në News 24 ka folur në lidhje me rrjedhjen e dy votave të opozitës në favor të zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi.

Salianji rrëfen se Partia Demokratike e ka dënuar ashpër atë që ndodhi dje në Kuvend, si dhe shprehet i bindur se kemi të bëjmë me një manipulim nga Edi Rama, dhe nge një sërë akuzash ndaj kryeministrit.

“Unë e kam nisur dje vetëm me manipulim, duke theksuar se kjo mazhorancë, në 4 vite sa ka qenë në pushtet ka tentuar  të manipulojë duke kaluar deputetë nga një krah në tjetrin. Kjo mazhorancë dhe kryeministër në detyrë mund të bëjë gjithçka për të manipuluar”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Deputeti demokrat që pas votimit të djeshëm, ka bërë disa deklarata publike, të cilat nuk janë pritur mirë nga Sali Berisha. Madje, burime nga Politiko.al bënë me dije se ka ndërhyrë Basha duke i thënë Salianjit të heshtë në lidhje me situatën, e cila akoma është e paqartë.

 

 

Të fundit