Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Bleu krizën me leje ndërtimi”, ish-aleati i Ramës tregon si u bë Rama kryetar i PS
I njohur si ish-aleati i kryeministrit Edi Rama, Spartak Ngjela ka analizuar përmes një shkrimi të gjatë procesin e vettingit dhe kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend përballë presionit të ndërkombëtarëve.
Ndërsa e cilëson qeverinë e sotme si një instrument që nuk ka lidhje me zhvillimin, Ngjela është kthyer pas në kohë dhe tregon se si Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste.
“Pasi manipuloi dy herë zgjedhjet me skemën e heqjes së zgjedhësve të Partisë Demokratike nga listat zgjedhore, dhe pasi bleu dhe Saliun, shkatërroi Tiranën në një rrugë klienteliste. Më pas, me korrupsion dhe leje ndërtimi bleu krizën e Partisë Socialiste dhe u bë kryetar i saj”, shkruan ndër të tjera avokati Ngjela.
Shkrimi i plotë:
Vetingu, është kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Po, a ka sot një qeveri shqiptare të nivelit perëndimor?
Asnjëherë nuk ka pasur një qeveri europiane në Shqipëri. Deri tani koha nuk iu ka dhënë shqiptarëve mundësi të kenë një qeveri të nivelit të lartë.
Por, ka edhe diçka: pa një pushtet gjyqësorë të drejtë dhe të pavarur; një vend kurrë nuk mund të ketë një qeveri me nivel të lartë profesional dhe ideor.
- Qeveria shqiptare sot është një instrument që nuk ka lidhje fare me zhvillimin; dhe në fakt kështu ka qënë gjithmonë. Pa asnjë skemë dhe jashtë kërkesës substanciale të tregut, kanë punuar të gjitha qeveritë shqiptare në 100 vjet. Dhe fqinjët tanë janë tallur me to.
Kjo e sotmja, si gjithë të tjerat, është një qeveri që vetëm kërkon para për mbijetesën e vet të pushtetit , dhe shkatërron tregun me klientelën e vet. Nuk di ta ingranojë tregun shqiptar në rrafsh ndërkombëtar, dhe nuk nxit dot fare prodhimin me anë të kapitalit shqiptar.
Qeveria Rama është sllave e tregtisë parazite dhe shkatërruese e investimit shqiptar.
Nuk kupton dot asgjë; në një kohë që Shqipëria po vdes nga varfëria.
Varfëria shqiptare është pjellë e injoranca qeveritare.
- Pyetja e drejtpërdrejtë që ngrihet këtu është kjo: çfarë përfaqëson kryeministri që drejton administrativisht sot Shqipërinë?
Asgjë. Ky është një individ që, pasi gënjeu Ilir Metën me përrallë; mori të drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Pasi manipuloi dy herë zgjedhjet me skemën e heqjes së zgjedhësve të Partisë Demokratike nga listat zgjedhore, dhe pasi bleu dhe Saliun, shkatërroi Tiranën në një rrugë klienteliste. Më pas, me korrupsion dhe leje ndërtimi bleu krizën e Partisë Socialiste dhe u bë kryetar i saj.
Ky sot nuk di të bëjë asgjë se ka nivel të ulët intelektual dhe çrregullime mendore që e shtyjnë drejt një pushteti absolut, duke ecur midis frikës dhe delirit. Individi që mposht me delir frikën patilogjike që i vjen nga deviacioni psikik; si rregull, shkatërron gjithçka që i del përpara.
Ky është kryeministri Rama sot.
Dhe, në funksion të pushtetit të tij patologjik, kjo është edhe qeveria e tij.
Në një qeveri të tillë që paraqet sot maxhoranca e cila po qeveris vendin, vijnë dhe përplasen realisht dy aspekte: kriza ekonomike shumë e thellë dhe kriza morale e drejtësisë.
Në këtë situatë mendimi racional i daljes nga kjo krizë, nuk është ndërrimi i qeverisë, por shkatërrimi i pushtetit gjyqësor në funksion të ngritjes së drejtësisë.
E gjithë situata korruptive shqiptare është pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit qeveritar. Një qeveri e korruptuar është ngaherë vepër direkte e një pushteti gjyqësor të korruptuar.
Pa një drejtësi të konsoliduar dhe të pavaruar nuk ka as zgjedhje të lira, sa treg të lirë, as demokraci dhe as mirëqenie në një vend.
Kurse, vetëm me funksionimin e drejtësisë, vetëm atëherë, shqiptarët më në fund do të çlirohen për të pasur një qeveri perëndimore me ngritje profesionale dhe me moralitetin që vjen nga realizimi i drejtësisë shoqërore.
E tillë është në fakt Reforma në Drejtësi që po kërkohet nga politika amerikane dhe politika gjermane sot në Shqipëri.
lll.
Kjo është edhe arsyeja që gjithçka në reformën shqiptare ka nisur nga eliminimi ose heqja nga skena e një pushteti gjyqësor të korruptuar. Por kjo është edhe arsyeja, që ka krijuar sot bashkimin e korrupsionit të lartë politik dhe shtetëror në Shqipëri.
Gjithçka politike është hedhur sot në mbrojtje të pushtetit gjyqësor të korruptuar në Shqipëri që mban ende gjallë korrupsionin.
Janë dy korrupsione që kanë qenë në aleancë të gjatë, ata që kanë sjellë gjendjen e padurueshme shoqërore në Shqipëri: korrupsioni qeveritar që është një korrupsion kryeministror; dhe korrupsioni i pushtetit gjyqësor.
Dhe, nëse më lart e përcaktuan se kriza e Shqipërisë sot është ekonomike në funksion të mirëqenies dhe mbarëvajtjes shoqërore, dhe morale në funksion të drejtësisë, atëherë duhet të pranojmë me arsye të shëndoshë se, vendosja e drejtësisë eliminon nga skena dhe nxjerr jashtë qeverisjes të gjithë korrupsionin kryeministror që ka qeverisur në këta 20 vjetët e fundit.
Kjo është arsyeja politike që na tregon se, pas Reformës në Drejtësi, Shqipëria jo vetëm që hyn në BE si anëtarë me të drejta të plota, por do të vijë e të qeveriset me në fund me qeveri të afta e të moralshme drejt zhvillimit të saj integral dhe drejt bashkimit kombëtar.
Por a do të vijojë reaksioni i korrupsionit të lartë Berisha, Rama Meta, Basha kundër Reformës në Drejtësi?
Sigurisht që do të vazhdojë, por edhe qëndrimi amerikan kundër tyre do të jetë pa dyshim shumë i ashpër.
Nuk ka rrugë tjetër: vetëm goditja drastike amerikane kundrejt katërshes retrograde në Shqipëri mund ta përmbysë përfundimisht këtë katërshe të paaftë, anakronike, dhe të inkriminuar.
Dhe kjo do të vijë shumë shpejt, sepse një gjyqësor i drejtë dhe i pavarur do t'i likudojë plotësisht.
Por, a ka mundësi që kjo katërshe e korruptuar ta shpëtojë pushtetin e korruptuar gjyqësor?
Jo. Nuk ka më asnjë mundësi!
Koha e reformës shqiptare sot quhet me të drejtë: kohë absolute për shqiptarët dhe zhvillimin shqiptar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38