Flash News

KRYESORE

"Blick”: Hashim Thaçi në listën e 9 liderëve më të fuqishëm të botës që do ndikojnë në 2019

"Blick”: Hashim Thaçi në listën e 9 liderëve

Gazeta më e lexuar në Zvicër “Blick“ ka bërë një analizë për sfidat që i presin nëntë krerë të shteteve më të fuqishme të botës. Një ndër këta liderë politikë, sipas kësaj medie është dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas “Blick”, liderët që do të ndikojnë që bota të mos dalë nga kontrolli janë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump; Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel; Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; Presidenti i Francës, Emmanuel Macron; Kryetarja e ardhshme e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi; Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin; Mbreti i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman; Kryeministrja e Britanisë, Theresa May dhe Presidentja e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër në 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së  Kosovës. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh nxitimthi, gjithashtu pati diskutime. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të  ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin”, shkruhet për Thaçin.

 

Të fundit