Flash News

KRYESORE

“Blindohet” Durrësi, policia masa ekstreme para vizitës së Edi Ramës

Ndërsa pak minuta na ndajnë nga takimi elektoral i kryeministrit Rama dhe protestës së opozitës në Durrës, qyteti bregdetar “blindohet”. Në çdo kryqëzim dhe aks që të çon drejt sheshit “Liria” vihet re prezencë e shtuar e efektivëve të policisë.

Sipas Durrësi Lajm’, policia është angazhuar e gjitha në shërbim të përforcuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në këto dy aktivitete politike.

Ndërkohë, me afrimin e orës së mbajtjes së takimit të Ramës dhe protestës së opozitës pritet të bllokohet lëvizja e mjeteve në bukevardin kryesor dhe rrugën “Aleksandër Goga” duke paralizuar kështu tërësisht lëvizjen në qendër të Durrësit.

Edhe në qytete të tjera të vendit, takimet e Ramës me elektoratin janë shoqëruar me protesta të opozitës, ku nuk kanë munguar edhe arrestimet apo procedimet penale.

 

Të fundit