Flash News

KRYESORE

Bllokimi i ambasadores Kavalec, Kongresi kërkon informacione për lidhjet e saj me ish-agjentin britanik

Bllokimi i ambasadores Kavalec, Kongresi kërkon informacione për

Kandidatura e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e ambasadores së SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten Presidentit Donald Trump.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, disa senatorë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë kërkuan informacione shtesë mbi të kaluarën e Znj. Kalavec dhe lidhjet e saj me dosjen e Christopher Steele; ish-agjentin britanik që u dorëzoi agjencive amerikane të zbulimit një raport për lidhje të mundshme të fushatës Trump me rusët.

Ndonëse nuk është e qartë nëse Znj. Kavalec u paraqit para Komisionit të Inteligjencës, e verteta eshte se Komiteti i Senatit për Çështjet e Jashtme ka bllokuar ardhjen e saj ne Shqiperi ne vend te Donald Luse.

Mbetet për t'u parë nëse presidenti Trump do të rivendosë zonjën Kavalec në pozitën e ambasadorit.

Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme.

Kathleen Ann Kavalec njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.

Kathleen Ann Kavalec që nga vitit 2015 shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.

Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

Të fundit