Flash News

KRYESORE

Bllokimi i buxhetit në Skrapar/ Ministrja e Financave i përgjigjet LSI-së: Shkaktar kryesor është kryetari i Bashkisë

Bllokimi i buxhetit në Skrapar/ Ministrja e Financave i përgjigjet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka reaguar pasi LSI kërkoi interpelancë për buxhetin e Bashkisë së Skraparit. Denaj është shprehur se nuk kanë asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit. Shkaktar kryesor është kryetari i bashkisë. Fondet për bashkinë janë të disponueshme në thesar.”, shprehet ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Dhjetorin e vitit të kaluar këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit rrëzuan buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.

Ish deputetja e LSI-së për qarkun Berat, Silva Caka është shprehur në një deklaratë për mediat paraditen e sotme se LSI kërkon nga prokuroria e Beratit që të ndalojë prefektin e qarkut për shkak të situatës që ka krijuar në bashkinë e Skraparit, për shkak të bllokimit të buxhetit.

“Situata alarmante e bllokimit të buxhetit të Bashkisë së Skraparit, vazhdon akoma, duke futur në kolaps gjithë shërbimet bazike ndaj komunitetit, si mbyllja e çerdhes së fëmijëve, mbyllja e Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, mbyllja e Konviktit të shkollës së mesme, shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, si dhe pagat e punonjësve për më shumë se 2 muaj”, shprehet Caka.

Të fundit