Flash News

KRYESORE

Bllokimi i makinave 10 vjeçare, deputeti i PD: Është vendim diskriminues i nxitur nga grupe klienteliste

Bllokimi i makinave 10 vjeçare, deputeti i PD: Është vendim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron vendim diskriminues ndaj shumicës së qytetarëve bllokimin e importit të makinave me prodhim mbi 10 vite. Për vendimin që do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2019-ës, Shehu thotë se është nxitur nga grupe klienteliste.

Deputeti demokrat thekson se ky vendim i qeverisë së Edi Ramës nuk do të ketë përfitim ambiental, pasi për këtë çështje janë masa të tjera që duhet të aplikohen.

Reagimi i Tritan Shehut:

Nje vendim diskriminues financiar ndaj shumices se qytetareve, pa perfitim te ndjeshem ambiental, i nxitur nga grupe klienteliste, ai i bllokimit te importit te makinave me prodhim mbi 10 vite, do te hyje ne fuqi si sot nje muaj.

Favorizimi i makinave te reja realizohet me lehtesira fiskale e jo duke penalizuar popullesine tone, me te varfer ne Europe.

Ndersa per permiresimet ambjentale duhet te aplikohen se pari te tjera masa:

1-Per sigurimin e standarteve europiane ne cilesine e karburanteve.

2-Per normat e kontrollet teknike reale te automjeteve.

3- Per ndalimin e plote te importit te gomave te perdorura.

Te treja keto jane thellesisht te komprometuara apo te deformuara nga nivelet e larta te korrupsionit ne qeverisje.

4-Per ndertimin e permiresimin e rrugeve, si dhe lehtesimin e trafikut ne qytete, gjera per te cilat gjendja po perkeqesohet.

Mos aplikimi njeherazi i ketyre masave e bejne kete nje pseudo vendim ambjental, qe vetem demton shumicen e qytetareve e perkon me interesat e disa grupeve biznesi te lidhura me Rilindjen.

Të fundit