Flash News

KRYESORE

Bllokimi i rrugëve nga opozita, ministri Lleshaj: As në Kanun nuk lejohet

Bllokimi i rrugëve nga opozita, ministri Lleshaj: As në Kanun nuk

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar vendimin e opozitës për të bllokuar disa nga akset kombëtare si një formë protestë kundër Qeverisë së Edi Ramës, të cilën e akuzon si të lidhur me krimin e organizuar.

Sipas Lleshajt, Qeveria nuk ‘mbytet’ duke bllokuar rrugët, por duke fituar zgjedhjet.

“Është e thjeshtë, edhe një fëmijë mund të mbysë një të rritur duke i bllokuar arteriet. Po nuk është zgjidhje kjo, nuk mbytet qeveria duke bllokuar rrugët. Ka një mënyrë, të fitosh zgjedhjet”, është shprehur Lleshaj.

Ministri Lleshaj theksoi se edhe në Kanun nuk lejohet bllokimi i udhës së madhe.

“Në Kanun por edhe në ligj ekziston një paragraf që ka të bëj me udhën e madhe. Udha e madhe nuk pritet kurrë”, ka thënë Lleshaj.

Të fundit