Flash News

KRYESORE

Bllokimi i shqiptarëve në Varshavë, Ministria e Jashtme: Vendim i papritur, i kthyem sot me avion charter

Bllokimi i shqiptarëve në Varshavë, Ministria e Jashtme: Vendim i

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se shqiptarët të cilët u bllokuan në Varshavë tashmë janë rikthyer në Shqipëri me avion charter.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, MEPJ njofton se kthimi ka ndodhur sot në mëngjes ku qytetarët kanë mbërritur në Rinas.

Ministria e Jashtme e ka konsideruar të papritur vendim e Polonisë për të ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

" Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes", shkruhet veç të tjerash në njoftim.

NJOFTIMI NGA MEPJ

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshavës

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

Të fundit