Flash News

KRYESORE

Bllokimi i karburanteve, Veliaj e nis nga pika që ofron çmimin më të ulët dhe që Berisha e akuzoi për lidhje me Shullazin

Bllokimi i karburanteve, Veliaj e nis nga pika që ofron çmimin

Bashkia e Tiranës ka nisur sot aksionin për bllokimin e pikave të karburanteve në qytet që kanë probleme me dokumentacionin dhe nuk janë të pajisuara me licencë.

Kompania e parë e goditur nga bashkia është “Veliaj Petrol”, e cila sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj, por në Tiranë njihet si pika që ofron karburant me çmimin më të ulët, gati me 10 lekë më pak se konkurrentët e tjerë.

Nuk është hera e parë që ‘Veliaj Petrol’ komentohet në media, pasi vitin e kaluar ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sipas tij pronësinë e Emiljano Shullazit në këtë pikë karburanti. Megjithatë, në media u publikuan dokumenta që vërtetonin se karburanti përballë shkollës teknologjike (Pallatit me Shigjeta), është në pronësi të shtetasit, Lutfi Dokushi, i cili mohoi të kishte probleme pronësie me Shullazin.

Në të gjithë Tiranën ka 173 karburante që kanë probleme me dokumentacionin dhe licencën dhe “Veliaj Petrol” u zgjodh e para për t’u bërë shembull, ndërsa pritet të shihet reagimi i bashkisë ndaj “të mëdhenjve” të naftës që gjithashtu kanë të tilla probleme.

Të fundit