Flash News

KRYESORE

Bllokimi i sinjalit për seancat e Kuvendit, reagon RTSH: Dy propozimet që u dërguam televizioneve private

Bllokimi i sinjalit për seancat e Kuvendit, reagon RTSH: Dy propozimet

Radio Televizioni Shqiptar ka reaguar lidhur me debatin që shkaktoi vendimi për të mos u dhënë sinjalit e transmetimit të seancave të Kuvendit, televizioneve private.

RTSH sqaron se ky sinjal prodhohet me paratë e taksapaguesve dhe ky televizion nuk ka asnjë detyrim që të kthehet në servis për televizionet e tjera.

Në reagim thuhet se televizioneve private u është dërguar një shkresë me dy propozime, një ku kërkohej ndarja e kostove me televizionet që do të merrnin sinjalin nga RTSH dhe tjetri që televizionet private të transmetonin falas punimet e Kuvendit, por me kushtin që të përdornin logon e RTSH-së.

Reagimi:

RTSH prodhon sinjalin e seancave të RTSH me paratë e taksapaguesve shqiptare, duke respektuar pikë për pikë detyrimin e transmetuesit publik ndaj tyre për transmetimin e plotë të seancave në të dy kanalet, RTSH 1 dhe RTSH Kuvend.

Por RTSH nuk ka asnjë detyrim ligjor që paratë e taksapaguesve ti përdorë për të dhënë sinjalin falas për televizionet private. Asnjë ligj për funksiomin dhe transparencën e Kuvendit nuk e detyron RTSH të kthehet në servis për asnjë TV privat. Për prodhimin e sinjalit RTSH shpenzon financa, burime njerezore dhe kosto teknike. Në këtë konteks, përpara një jave të gjithë TV private u ka shkuar një shkresë zyrtare nga RTSH, që nëse duan të përfitojnë sinjalin për seancat e Kuvendit, janë të ftuar të lidhin një kontratë për të ndarë kostot e prodhimit ose ta marrin falas atë me logon RTSH Kuvend, kanalin dixhital të RTSH që u dedikohet seancave të parlamentit. Siç shihet, në asnjë rast, RTSH nuk ka bllokuar sinjalin për asnjë televizion privat në Shqipëri.

Të fundit