Flash News

KRYESORE

Bllokimi i skafeve, pas vdekjes së turistes ruse, protestojnë pronarët e mjeteve të ujit

Bllokimi i skafeve, pas vdekjes së turistes ruse, protestojnë

Të gjithë subjektet e licensuara të mjeteve ujore, motorskafe, mjete lundruese kanë protestuar në plazhin e Durrësit, pasi policia kufitare ka bllokuar lundrimin e çdo mjeti ujor, pezullim ky që erdhi pas vdekjes së turistes 16-vjeçare ruse, që u përplas nga një mjet lundrues. Pronarët e këtyre mjeteve kanë deklaruar se kanë marrë paralajmërime të prera nga policia kufitare, ndonëse jo me shkrim, ku iu bëhet e qartë se në rast të nxjerrjes së mjeteve në det, do të gjobiten. Subjektet në fjalë e konsiderojnë të padrejtë këtë paralajmërim për aq kohë sa kanë një licensë nga bashkia e Durrësit.

“Kemi marrë lejet përkatëse, i kanë stacionet e motorëve të ujit, por nuk lejohemi të ushtrojmë aktivitetin tonë. Demi që na bëhet është shumë i madh”,- shprehet njëri nga pronarët.

Ata kërkojnë me ngulm anulimin e vendimi dhe të nisë aktiviteti që iu është bllokuar prej dy javësh.

 

 

Të fundit