Flash News

KRYESORE

Bllokohen 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrira, gjobë magazinës frigoriferike në Tiranë

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, gjatë një kontrolli në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” konstatoi dhe bllokoi sasinë prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme). Gjithashtu, subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.

Ndaj subjektit u mor masa administrative me gjobë 500.000 lekë, si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore dhe nëse konstatojnë produkte jashtë normave të lejuara t’i heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë AKU.

Të fundit