Flash News

KRYESORE

Bllokohen 60 kamionë mallrash në portin e Durrësit, shkak vonesa me kontrollet

Bllokohen 60 kamionë mallrash në portin e Durrësit, shkak vonesa

60 kamionë mallrash kanë mbetur në potin e Durrësit të cilët nuk kanë mundur të hipin në traget për shkak të vonesave që u janë bërë në procesin e kontrollit në skaner.

Sipas policisë kufitare mësohet se kamionët nuk janë  lejuar të kalojnë pasi nuk janë skanuar dhe  nuk e kanë kryer kontrollin e detyruar anti-drogë.

Për këtë çështje shoferët shprehen të indinjuar pasi deklarojnë se mund të mbeten dhe nesër në port.

“Trageti i linjës Durrës-Ankona, u nis në orën 18:30. Mund të mbetemi dhe nesër në port”- shprehen shoferët.

 

Të fundit