Flash News

KRYESORE

Bllokohen fshatrat e Dibrës, deputetja: Të ndërhyjnë menjëherë. Rrezikohet jeta e shoferëve

Bllokohen fshatrat e Dibrës, deputetja: Të ndërhyjnë

Deputetja demokrate e qarkut Dibër, Dhurata Çupi, teksa pasqyron situatën e rrugëve për shkak të reshjeve të dendura të borës, bën thirrje instancave përkatëse qe të ndërhyjnë menjehërë.

Dhjetra fshatra në të gjithë qarkun janë izoluar, ndërsa rrezikojnë jetën shoferët për shkak të rrëshqitjes.

"Në këto kushte, kur këto rrugë janë të vështira për t’u kaluar, me reshjet e borës dhe uljen e ndjeshme të temperaturave , kërkohet ndërhyrje e strukturave përkatëse për pastrimin e ketyre akseve dhe hedhja në to e kripës dhe kthimin e energjisë", shprehet Çupi.

Deklarata e Dhurata Çupit në Facebook: 

Situata nga reshjet e dëborës ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në akset rrugore kryesore të qarkut të Dibrës.

Kërkohet ndërhyrje e menjëherëshme nga strukturat shtetërore te emergjencës.

Ngricat dhe dëbora në këto zona rrezikon jetën e drejtuesve të mjeteve si dhe izolon banorët për shkak të pamundësisë për të lëvizur.

Sipas të dhënave rruga nacionale kalohet me vështirësi në Bashkinë e Matit, po ashtu njësia administrative Macukull kalohet me vështirësi

Po ashtu në Bashkinë e Bulqizës qarkullimi i mjeteve në rrugë kryhet me zinxhirë në rrugët që te cojnë në 6 njësitë Afministrative, në Martanesh, Fushë-Bulqizë, Shupenze, Zerqan, Gjoricë dhe Ostren.

Ne Bashkine Bulqize qarkullohet me zinxhir brenda zones urbane.

Ne MartaneshTe bllokuar fshati Gjon,Val dhe Peshk.

Ne Fushe -Bulqize te bllokuar fshati Dushaj dhe Koçaj.

Ne Zerqan jane bllokuar fshatrat Ternove e Vogel,Ternove e Madhe dhe Smollik.

Ne Shupenze te izoluar nga bora fshatrat: Gjuras, Shtushaj, Mazhice, Zogje, Bllace dhe Kovashice.

Ne Gjorice gjenden te bllokuara fshatrat Viçisht dhe Lubalesh.

Ne Ostren dhe Trebisht jane te bllokuar te gjitha fshatrat si dhe ka probleme me furnizimin e energjise elektrike.

Në këto kushte, kur këto rrugë janë të vështira për t’u kaluar, me reshjet e borës dhe uljen e ndjeshme të temperaturave , kërkohet ndërhyrje e strukturave përkatëse për pastrimin e ketyre akseve dhe hedhja në to e kripës dhe kthimin e energjisë.

Të fundit