Flash News

KRYESORE

Bllokohen ilaçe kontrabandë në Kakavijë

Bllokohen ilaçe kontrabandë në Kakavijë

Ilaçe kontrabandë raportohet të jetë bllokuar sot në Kakavijë. Sipas policisë, ilaçet u gjendën të fshehura brenda një autobusi të linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues shtetasin me iniciale V.V.

“Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë  e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ilaçe kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V, u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës  Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre” -njofton policia.

 

Të fundit