Flash News

KRYESORE

Bllokohen pesë persona në Tomorr, kërkuan ndihmë nga ajri

Bllokohen pesë persona në Tomorr, kërkuan ndihmë nga ajri

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në Malin e Tomorrit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se personat e bllokuar kanë kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri.

Pas njoftimit një helikopter i Forcave të Armatosura është nisur për t’i dhënë ndihmë të bllokuarëve në Tomorr.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë dhe dyshohet se mund të kenë humbur orientimin ndërkohe që ne majen e Malit të Tomorrit ka prezencë bore.

Të fundit