Flash News

KRYESORE

Bllokohen rreth 78 kg produkte ushqimore në fast-food-et e byrektoret pranë shkollave

Bllokohen rreth 78 kg produkte ushqimore në fast-food-et e byrektoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), njofton se ka bllokuar rreth 78 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj), të cilat ishin të pasigurta për t’u konsumuar.

Kontrolli u shtri në të gjithë vendin, por u fokusua nëpër piceri e fast-food-e në zonat pranë shkollave e kopshteve, në kuadër të vitit të ri shkollor.

Gjithashtu, AKU ka vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

“ Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me: tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme, mungesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj”-thuhet në njoftimin e AKU-së.

Të fundit