Flash News

KRYESORE

Bllokohen rrogat e punonjësve të arsimit. Ndreca replikon me Karabinën: Pagat janë firmosur dje

Bllokohen rrogat e punonjësve të arsimit. Ndreca replikon me

Pagat e mësuesve dhe të punonjësve në administratës së institucioneve të arsimit janë bllokuar për shkak të vonesës së miratimi të kërkesës zyrtare.

Për ministren e Arsimit Mirela Karabina arsyeja e kësaj situate është burokracia në administratë dhe ngjyrimet politike që vijnë si pasojë e përplasjeve së ministrave teknik dhe funksioneve të emëruar më herët.

“Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë. Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore”, thuhet në reagim. 

Ministrja Karabina kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar, sic thotë ajo në mënyrë artificiale.

Pas kësaj deklarate ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Plarent Ndeca, i kthyer në detyrë nga DAP.

Sipas Ndrecës pagat janë firmosur nga drejtoritë arsimore rajonale dhe kanë kaluar nga sistemi i thesarit në ministrinë e Financave. Ndreca thotë se pagat do të shpërndahen nga dita e mërkurë e në vijimësi.

Të fundit