Flash News

KRYESORE

Bllokohet aksi Librazhd-Përrenjas, Rama dhe Gjiknuri folën sot për suksese në mirëmbajtjen e rrugëve

Paraditen e sotme kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri, në një aktivitet të paradites së sotme, folën për suksese të qeverisë në mirëmbajtjen e rrugëve. Por në orët e pasdites, njëro sens i aksit nacional Librazhd-Përrenjas është bllokuar në fshatin Hotolisht si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.

Qarkullimi realizohet me vështirësi, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun e rënduar.

Për situatën ka reaguar edhe kryebashkiaku i Librazhdit i cili deklaron se rruga është kompetencë e ARRSH.

Të fundit