Flash News

KRYESORE

Bllokohet aksi rrugor Kavajë-Rrogozhinë, protestuesit shpalosin kërkesa ekonomike dhe politike

Bllokohet aksi rrugor Kavajë-Rrogozhinë, protestuesit shpalosin

Disa protesta po zhvillohen aktualisht në qytete të ndryshme të vendit. Aksi rrugor Kavajë-Rrogozhinë është bllokuar nga një grup protestuesish, të cilët kanë shpalosur kërkesa ekonomike dhe politike.

Dy kërkesat janë ulja e çmimit të naftës dhe largimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Gazetarët në Kavajë raportojnë se pjesë e protestës janë anëtarë të Partisë Demokratike, por edhe qytetarë pa përkatësi partiake.

Protesta të ngjashme po zhvillohen në Shkodër dhe në Lezhë, ndërkohë që kryeministri Rama reagoi duke akuzuar se protestuesit janë punonjës të bashkive që drejtohen nga demokratët.

[video width="640" height="352" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/12/WhatsApp-Video-2018-12-10-at-17.02.58.mp4"][/video]

Të fundit