Flash News

KRYESORE

Bllokohet furgoni me 24 klandestinë në Pogradec, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 26-vjeçar është arrestuar sot në Pogradec me akuzat për trafik emigrantësh. Shtetasi me inicialet E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, po transportonte 24 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit  kundrejt fitimit.

Ai u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, 24 shtetas të huaj.

Policia po punon për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

 

 

Të fundit