Flash News

KRYESORE

Bllokohet numërimi i votave për bashkinë, ministri Brendshëm me urgjencë në Kavajë

Bllokohet numërimi i votave për bashkinë, ministri Brendshëm

Pas bllokimit të numërimit të votave nga numëruesit e PS, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shkuar me urgjencë në Kavajë.

Mësohet se Demiraj është takuar fillimisht me efektivë të pranishëm dhe më pas ka takuar kreun komisariatit.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe policia dhe forca të shumta janë pranë KZAZ-së.

“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për 'News 24'.

 

 

Të fundit