Flash News

KRYESORE

Bllokohet transferimi i Neymar, La Liga nuk pranon çekun prej 222 milionë euro

Bllokohet transferimi i Neymar, La Liga nuk pranon çekun prej 222

Është bllokuar transferimi i Neymar nga Barcelona për te PSG. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesit ligjor të lojtarit brazilian, të cilët kanë deklaruar se Liga spanjolle nuk ka pranuar çekun prej 222 milionë euro, që shlyen klauzolën e Neymar për largimin nga katalanasit.

“Mund të konfirmojmë se përfaqësuesit legal të Neymar ishin te La Liga për të paguar klauzolat e blerjes dhe kjo është refuzuar. Ky është informacioni që mund të japim për momentin”, thuhet në një reagim të La Liga-s.  

Më herët presidenti i ligës spanjolle kishte paralajmëruar bllokimin për shkak të fair-play’it financiar, megjithatë arsyeja zyrtare nuk është bërë ende e ditur.

Të fundit