Flash News

KRYESORE

Bllokoi negociatat, Rama mesazh për Macron: Është e tepërt kur i shtohen ‘bishta’

Bllokoi negociatat, Rama mesazh për Macron: Është e tepërt

Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencë për shtyp i quan ‘bishta’ deklaratat e presidentit francez Macron, i cili kërkoi reforma më të thella për Shqipërinë si kusht për të nisur bisedimet me BE.

Sipas kryeministrit problemi mbetet te përplasja dhe kontradiktat brenda vendeve të BE dhe nuk është aspak as faji i Shqipërisë, as Maqedonisë për moshapjen e bisedimeve për negociatat.

“Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon një transformim të vetë procesit të integrimit, madje deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Presidenti i Francës kërkoi ndryshim në procesin e zgjerimit.

Është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore. Në këtë situatë jo vetëm ne dhe Maqedonia por asnjë vend tjetër nuk do të kishte marrë konsensus. Sepse tema është postuar gjetkë.

Kjo është një përplasje mes të mëdhenjsh dhe përplasje interesash shumë më e madhe se sa ne. Askush nuk e ka përjashtuar dhe as e përjashton prespektivën tonë si rajon në integrimin. Procesi është për ne dhe jo për tu pëlqyer të tjerëve”, tha Rama.

Të fundit