Flash News

KRYESORE

Bllokuan eskortën e Ramës, arrestohen shtatë persona në Librazhd, mes tyre 3 zyrtarë të PD

Bllokuan eskortën e Ramës, arrestohen shtatë persona në

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa 23 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Librazhd kundër vizitës së Edi Ramës.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë edhe tre përfaqësues të Partisë Demokratike, mes tyre edhe një ish-deputet.

Njoftimi i policisë:

23 të proceduar ndër ta 7 të arrestuar për protestën e paligjshme  të organizuar pasditen e datës 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave  për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);

– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);

– A.K., 43 vjeç, nga Përrenjasi;

– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);

– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;

– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe proçedimi  i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi  i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Të fundit