Flash News

KRYESORE

Bllokuan faqen që ironizonte Ramën, drejtuesit e dy institucioneve japin llogari para deputetëve

Pak kohë më parë, në internet qarkulloi një faqe e cila ironizonte me kryeministrin Edi Rama. Faqja quhej kryeministri.com dhe ishte e ngjashme me faqen zyrtare të kryeministrisë.

Faqja funksionoi për pak orë dhe më pas ajo u bllokua nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoriteti Kombëtar. Bllokimi i saj solli jo pak reagime.

Për këtë çështje, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka thirrur në një seancë dëgjimore kreun e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. Mbledhja do të nis në orën 12:30 dhe siç njoftohet në faqen e Kuvendit në fokus të saj është mbyllja ‘e menjëhershme të aksesit të faqes satirike online www.kryeminstri.com’.

Faqja sot

Portali kur ishte i hapur

 

 

Të fundit