Flash News

KRYESORE

Blofi i mediave të qeverisë me lista emrash gazetarësh e portale të financuar nga Greqia

Blofi i mediave të qeverisë me lista emrash gazetarësh e portale

Pak ditë më parë, u raportua për një fond sekret të Ministrisë së Jashtme të Greqisë i cili u ishte shpërndarë disa portaleve, gazetarëve dhe shoqatave artistiko-kulturore në Shqipëri.

Që prej këtij momenti në media kanë nisur të qarkullojnë lista me emra gazetarësh e portalesh shqiptarë të cilët aludohen se kanë përfituar nga ky fond.

Lista më e fundit është ajo e cila është publikuar sot nga disa portale të njohura për afërsinë e tyre me qeverinë.

Por Politiko.al ka mësuar se nuk ekziston ende një listë e tillë. Nga burime edhe në shtetin grek, mësohet se nuk ka ende një listë me emra dhe se të gjitha ato që qarkullojnë janë sajesa.

Fakti që në Greqi nuk ka ende një listë të tillë, dyshimet se ato shkruhen në Tiranë shtohen edhe më shumë. Po ti referohesh edhe mediave që e kanë publikuar, bëhet edhe më e thjeshtë për ta gjetur dorën që e ka shkruar.

Por ajo që nuk dihet ende është arsyeja pse kërkohet të përfshihen gazetarë dhe media në lista që nuk ekzistojnë, ose të paktën nuk janë ende zyrtare.

Të fundit