Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A ka mundësi që transporti publik të jetë falas për qytetarët?

Pyetja Origjinale
“A ka mundesi qe transporti publik te jete falas per qytetaret? Ka shume debat per kete ceshtje. Mua sme duket e pabeshme per sa kohe qe vende europiane e bejne. Faleminderit.”
Përgjigje:
I nderuar lexues! Për shkak të fushatës kemi parë mjaft premtime elektorale të cilat në shumë raste janë të mirëmenduara, ndërsa në disa raste të tjera janë të nxituara. Në esencë të politikave publike që ndërmerren nga cdo organ qeverisës (pushtet qendror apo lokal), është rritja e mirëqënies së qytetarëve.
Për këtë arsye, gjithmonë synohet që përfitimet që kjo politikë do të sjellë në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, të jenë më të mëdha se kostot (financiare ose jo). Me fjalë të tjera nëse qeverisja qendrore apo lokale harxhon nga Buxheti 100 lekë për një shtresë të caktuar të shoqërisë apo sektor biznesi, përfitimet që duhet t’i vijnë shoqërisë të jenë të paktën 101 lekë në mënyrë që kjo politikë të quhet e suksesshme.
Nëse shoqëria përfiton më pak se kostot e harxhuara, kjo politikë publike është jo vetëm e dështuar, por kthehet edhe në një gangrene shpërdoruese të Buxhetit, duke rritur deficitin buxhetor. Dhe ky deficit, mbushet vetëm me taksat tona.
Marrëdhënia kosto/përfitime nuk është një proces shumë i thjeshtë për t’u llogaritur me saktësi të sigurtë. Megjithatë, ka metoda indirekte shkencore/statistikore, të cilat i ndihmojnë studiuesit dhe ekspertët që të arrijnë në përfundime të sigurta nëse një politikë e caktuar publike është përfituese apo e dështuar. Zakonisht kjo analizë bëhet para aplikimit të politikës publike, por jo në pak raste, për shkak të ndryshimit të balancave të ndryshme ekonomike, bëhet edhe pas aplikimit, dhe vendoset nëse duhet vazhduar (kur ka sukses) apo duhet ndaluar (kur ka dështuar).
Për të ardhur tek pyetja juaj. Subvencionimi (mbështetja me para nga buxheti) i transportit publik është një politikë fiskale publike, e cila aplikohet pothuaj në cdo vend, por kudo zbatohet parimi që ju përmenda më sipër i marrëdhënies Përfitime > Kosto. Duke qenë se transporti publik hyn tek politikat më të kushtueshme publike, klasa politike përpiqet që jetë përzgjedhëse në segmente të caktuara të shoqërisë, të cilat nuk e përballojnë dot koston (p.sh. pensionistët, studentët etj.) duke u dhënë aytre cmim të subvencionuar me mjete të ndryshme (abone, zbritje çmimi etj.). Ose mbështet destinacione të caktuara kryesisht me sens turistik masiv p.sh bileta për të shkuar në vende të shenjta pelegrinazhi fetar, apo kulturor.
Këto politika nuk bëhen për të gjithë shoqërinë pasi niveli i të ardhurave në shoqëri është i ndryshëm, dhe nëse ky transport publik falas nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar dikuj që ka një nivel të lartë të ardhurash, përsëri ai për buxhetin përbën një kosto të madhe. Për ta bërë më të thjeshtë, nëse i kursen 40 lekë x 2 rrugë x 25 ditë punë = 20.000 lekë në muaj një bankieri që punon në ish-Bllok dhe e ka pagën 250.000 leke në muaj, nuk ke bërë asgjë (ai gjithsesi e paguan të njëjtën kosto me makinën e tij + parking). Nderkohë që buxhetit i ke shkaktuar një gropë financiare të panevojshme. Ndaj në të tilla raste sugjerohet që politikat mbështetëse duhet të jenë vetëm për shtresa të pamundura shoqërore.
Në debatin publik përmenden rastet europiane që e kanë aplikuar një politikë të tillë si psh Barcelona, por krahasimi nuk qëndron. Kjo sepse Barcelona është një qytet turistik më mjaft destinacione të mrekullueshme turistike që tërheqin sipas statistikave zyrtare në vitin 2022 rreth 810 mijë turistë në muaj (aq sa Shqipëria në 1 vit) të cilët shpenzojnë në Barcelonë rreth 634 milionë euro në muaj (sa 70% e asaj që Shqipëria gjeneron në një vit).
Kjo është arsyeja pse Bashkia e Barcelonës aplikon një politikë të tillë, që të tërheqë turistët e tua bëjë sa më të këndshme ardhjen dhe qëndrimin në qytet, duke rritur të ardhurat për biznesin e qytetit. Nuk ka ndonjë ngjashmëri kjo me Tiranën.
Edhe argumenti se këto fonde do të kursehen nga një abuzim apo vjedhje e supozuar në të tjera projekte publike (sic janë inceneratorët) nuk qëndron nga pikëpamja financiare. Për ta shpjeguar më thjeshtë, fakti që kursen burime të ardhurash të shpenzuara pa efikasitet apo të vjedhura me korrupsion, nuk justifikon shpërdorimin e këtyre fondeve në një tjetër projekt (psh. transporti publik) përsëri pa efikasitet e me humbje të mëdha. Cdo kursim i fondeve të shpenzuara keq është një rritje e shëndeti financiar të Buxhetit, e për rrjedhojë kërkon më pak taksa nga qytetarët, pra rrit indirekt mirëqenien e qytetarëve.
Por këto fonde nuk duhen shpenzuar pa logjikë. Ato duhen transferuar në projekte të tjera ku zbatohet parimi Përfitimet të jenë më të larta se Kostot (p.sh. mund të investohet për një metro, ose mund të shtohen flotat e autobusëve, të rritet numri i tyre, të reduktohet koha e pritjes ne stacion nga autobusi në autobus etj. etj). Vetëm kështu kemi realizuar politika publike efikase.
U përgjigj Artan Gjergji. Lexo biografinë e tij.
Keni një pyetje për ekspertët tanë? Dërgojeni duke klikuar këtu!
*.*.*
Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)
Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38