Flash News

BLOGU I EKONOMISË

A mund të vendosësh të shtysh daljen në pension në një institucion publik shëndetësor?

A mund të vendosësh të shtysh daljen në pension në

Përgjigje:

E nderuar lexuese. Shtyrja e daljes në pension është e mundshme, por kjo nuk varet plotësisht nga vullneti i punëmarrësit (juaj), pasi duhet njëkohësisht edhe vullneti i punëdhënësit. Zakonisht institucionet publike, shtyrjet e daljes ne pension i bëjnë për punonjës me aftësi të veçanta, dhe për profesione për të cilat ka mungesë personeli.

Në rastin tuaj, duke qenë se punoni në një institucion publik shëndetësor, kërkesa juaj për shtyrje të daljes në pension duhet të miratohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS). Institucioni publik shëndetësor (Spitali apo Qendra Shendëtesore) ku ju punoni duhet t’i drejtohet “Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor”, e cila e percjell kerkesen ne Drejtorinë Rajonale të O.SH.K.SH.-së, e cila e përcjell kërkesen pranë Drejtorisë Qendrore të O.SH.K.SH.-së.

Kjo e fundit e përcjell kërkesën në Ministrinë e linjës (M.SH.M.S.), e cila vendos për miratimin ose jo të kërkesës së kërkuesit për shtyrje të daljes në pension. Ka raste që mjeket kanë shtyre daljen në pension deri në 10 vite pas plotësimit të moshës për pension.

Shtyrja e daljes në pension, në lidhje me përfitimin e pensionit, është e rregulluar me ligj, konkretisht rregullohet me Nenin 33 të Ligjit Nr.7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. Për periudhën e shtyrjes së daljes në pension, do të llogaritet shtesë pensioni në masën 0.5% të pensionit mujor për çdo muaj pune mbi moshën e pensionit.

Ligji nuk parashikon asnjë kufizim kohor për shtyrjen e daljes në pension, koha e shtyrjes së daljes në pension varet nga nevojat që ka për ju (aftësitë tuaja apo profesionin tuaj) institucioni publik shëndetësor ku ju punoni.

U përgjigj Florjan Gjoka. Lexo biografinë e tij.

Keni një pyetje për ekspertët tanë? Dërgojeni duke klikuar këtu!

*.*.*

Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)

Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.

Të fundit