
Flash News
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
Kam mbaruar Fakultetin Ekonomik. Profesorët na thonin se kur rritet inflacioni, paraja zhvlerësohet. Sot ka inflacion, paraja s'ka vlerë, por leku po vlerësohet. Si shpjegohet?
Përgjigje:
I nderuar lexues. Pyetja juaj është shumë interesante. Në fakt ju keni të drejtë që në jetën tonë të përditshme ju ndjeni qe ka inflacion (rritje çmimesh) në çdo hallkë të mallrave dhe shërbimeve që blini për konsumin e përditshëm jetësor. Ky rezultat i rritjes së inflacionit vërtetohet edhe nga raportet zyrtare të Bankës së Shqipërisë E padyshim që kjo rritje çmimesh tregon se fuqia blerëse e parasë tonë kombëtare (valuta LEK) po pakësohet dita ditës.
Teorikisht keni të drejtë. Doktrina ekonomike na mëson që në kushte inflacioni edhe monedha jonë kombëtare duhej të ishte zhvlerësuar (psh mund të ishte 1 EUR = 130 LEK). Por kjo ndodh në kushtet kur sasia e valutës së huaj në vend do ishte statike (e pandryshuar). Pikërisht këtu, është edhe kyçi i konfuzionit tuaj, pasi Shqipëria është një ekonomi me një nivel relativisht të lartë informaliteti dhe me një brez mjaft të gjerë të diasporës të shtrirë në tre dekada.
Me fjalë të tjera, kjo diasporë e re emigrantësh dërgojnë të ardhurat e tyre të fituara në tregje të huaja në Shqipëri tek të afërmit e tyre si në rrugë zyrtare, ashtu edhe në rrugë jo-zyrtare.
Nëse i referohemi një mesatareje zyrtare të dërgesave në valute të huaj nga emigrantët në vitet e fundit, ajo është në nivelet 1-1.2 miliardë euro cdo vit. Por ama ekspertët vlerësojnë që kjo shifër është shumë më e madhe, nëse merren parasysh edhe dërgesat jo-zyrtare që sjellin njerëzit me vete nëpër xhepa, çanta apo me kanale të tjera jashtë sistemit financiar.
E gjithë kjo sasi parash në valute të huaj, përkthehet në rritje të konsumit, duke ndikuar direkt në rritjen e çmimeve (rritja e kërkesës rrit gjithmonë çmimet). Nuk ka rëndësi fare nëse transaksionet në ekonominë e Shqipërisë kryhen mes bizneseve dhe/apo individëve kryhen në valutën LEK apo në valuta të huaja. Rritja e kërkesës shkakton rritjen e inflacionit.
Po valuta LEK pse forcohet atëherë? Sepse është rritur në mënyrë të dukshme sasia e valutave të huaja në qarkullim (kryesisht EUR dhe GBP). Kjo sjell zhvlerësimin e këtyre valutave (sasia e bollshme e cdo malli në qarkullim, sjell uljen e çmimit).
Kështu që në fakt inflacioni po rritet dhe ne si qytetarë nuk kemi fuqi blerëse me kursimet tona (pak rëndësi ka në cilën valutë i kemi të ardhurat), por kemi një zhvlerësim të valutave të huaja kundrejt valutës kombëtare LEK. Me fjalë të tjera, nuk është vlerësuar LEK-u, por janë zhvlerësuar valutat e huaja, për shkak të bollshmërisë së tyre në treg.
U përgjigj Artan Gjergji. Lexo biografinë e tij.
Keni një pyetje për ekspertët tanë?Dërgojeni duke klikuar këtu!
***
Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)
Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.
Të fundit






"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19