Flash News

KRYESORE

Blushi deklaron hapur: Rama më ofroi postin e kryetarit të Kuvendit

Blushi deklaron hapur: Rama më ofroi postin e kryetarit të Kuvendit

Në studion e Opinionit Blushi deklaroi se nga ana e Ramës ka  marrë një ofertë si kryetar i kuvendit në kohën kur kriza politike nuk po merrte një drejtim.

Kjo sipas tij ndodhi kur Meta propozoi alternativën e  një qeverie teknike, megjithatë ai shton se ky post është refuzuar nga ana e tij vetëm për çështje parimore.

“Më 10 korrik nuk kanë lënë gjë pa bërë. Rama me gjithë ministrat e  vet më kanë marrë në telefon. Voto për qeverinë time se Meta do iki dhe ti do bëhesh kryetar kuvendi.Unë ju thash se jam duke ikur dhe ika në të vërtetë.”

Të fundit