Flash News

KRYESORE

Blushi reagon për takimin me Lul Berishën dhe publikon videon: Nuk e njoh këtë njeri

Blushi reagon për takimin me Lul Berishën dhe publikon videon: Nuk e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka treguar të vërtetën pas fotos që ka bërë sot në Durrës me Lul Berishën.

“Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua”-shkruan ai.

Statusi i Blushit:

SI BËRA FOTO ME LUL BERISHËN NE DURRËS

Sot isha në Durrës dhe sic më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa I njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorrën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua. Kush nuk e ka numrin le tja kërkojë Edi Ramës. Megjithatë shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri që takova në bulevardin kryesor të Durrësit.

 

Të fundit