Flash News

KRYESORE

Blushi komenton marrëveshjen Rama-Basha: Ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve

Blushi komenton marrëveshjen Rama-Basha: Ky vendim jep më shumë

Pas arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar kreu i Partisë Libra, Ben Blushi.

Përmes një statusi Blushi vlerëson vendimin si garanci për njohjen e zgjedhjeve. Sipas Blushit zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti, por kur ka më shumë standart.

Statusi i Blushit:

URIM PËR MARRËVESHJEN

Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në cadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur.Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti,por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit.Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

 

Të fundit